Është miratuar projektligji për sigurim shëndetësor dhe për shëndetësi publike nga Kuvendi i Kosovës.
Votimi u bë me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, transmeton Fol Drejt.
Duhet theksuar se këto votime u bënë pa praninë e opozitës pasi që kjo e fundit u largua nga seanca si rezultat i mungesës së mbështetjes nga pozita për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar./FolDrejt/