Me shumicë votash të këshilltarëve komunal të Kuvendit të Kryeqytetit, është miratuar ndryshim, plotësimi i rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në Kryeqytet.
Në këtë ndryshim sqarohet se nga Tetori, në 10 (dhjetë) barnatore të Kryqytetit do të ketë kujdestari me orarë të plotë (24 orë) nga ora 07:00 deri në 07:00, përcjell Fol Drejt.
Orari i kujdestarisë së natës për barnatore është prej orës 21:00 deri në 07:00, kujdestarojnë 5 (pesë) barnatore në gjithë Kryeqytetin.
Nëse nuk i përmbahen orarit të përcaktuar, atëhetë do të gjobiten me nga 300 deri në 1000 Euro personi fizik dhe nga 1000 deri në 3000 Euro personi juridik./FolDrejt/