Aktivisti Shkëlzen Gashi është tallur me ata të cilët po e kritikojnë Kryeministrin Albin Kurti për kinse “prishje raportesh” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), raporton Fol Drejt.
Duke e parafrazuar një analist nga Kosova i cili kishte thënë se “nëse Amerika na kërkon me kcy prej katit 12, na duhet me kcy”, ai ia ka shtruar një pyetje kryeministrit.
“Mirëmëngjes kryeministër!
pardje një ‘analist’ i njohun kosovar kishte deklaru: ‘nëse Amerika na kërkon me kcy prej katit 12, na duhet me kcy’.
pyetja jeme osht: kryeministër, a kcen ti prej katit 12 nëse ta kërkon Amerika?
na trego, të lutem. Nëse nuk kcen, çil rrugë kryeministër, e t’i kthejmë në pushtet ata që kcejnë prej katit 12 😃”
Sarkazma e Gashit duket që iu ka pëlqyer shumë ndjekësve të tij.
Vetë Kryeministri Kurti duke iu referuar këtyre kritikave dje deklaroi që raportet me partnerët strategjikë e sidomos me ShBA-të, vetëm sa janë intensifikuar./FolDrejt/