Republika e Maqedonisë Veriore akoma nuk ka menduar të largojë orën policore, diçka që nuk vërehet te vendet perëndimore.
Sipas vendimit të fundit qeveritar, ora policore të shtunën dhe të dielën do të fillojë nga ora 19:00 dhe do të zgjasë deri në ora 05:00 ditën e nesërme.
Megjithatë, përkundër masave të qeverisë, një pjesë e madhe e besimtarëve muslimanë janë irrituar duke nxitur Bashkësinë Fetare Islame që të hap xhamitë.
Në kumtesën e lëshuar nga Bashkësia Fetare Islame, ajo bën me dije se “me shumë kujdes ndjek përmsimin e gjendjes shëndetësore në vend, uljen e numrit të të infektuarve nga virusi Covid 19 si dhe duke vlerësuar kërkesat e 13 Muftinive, të cilat janë të bazuara në kërkesat e xhemateve, dhe të indinjuar nga veprimet e pakujdesshme të KOM-it, që ka nxitë besimtarët islamë, Rijaseti i BFI-së, në mbledhjen e vet të jashtëzakonshme të mbajtur më 07. 05. 2020 solli vendimin me sa vijon:
*Nga data 12 maj 2020, e martë, xhamitë do të jenë në shërbim të xhematit për të kryer obligimet fetare kolektive.
*Vendim hyn në fuqi nga data e sjelljës së tij.,” përcjell foldrejt.com, deklaratën e BFI.
Por në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i kujtoi BFI-së se akoma është në fuqi ndalesa për tubimin e qytetarëve dhe se çdo shkelje e kësaj rregulle rrezikon kthimin e pandemisë.
Megjithatë, qeveria maqedonase, vërtet ishte neglizhente ndaj tubimit fetar ortodoks në Strugë, duke mos ndaluar grumbullimin e qindra qytetarëve./Foldrejt.com