Kosova nuk është e sigurt karshi kërcënimeve të mundshme serbe. Kjo për faktin se Qendra Sekrete e Rusisë në Nish është kërcënimi kryesor për sigurinë e Kosovës dhe Rusia po e sheh si të vetmen mundësi kërcënimin ndaj Kosovës.
Njohësit e çështjeve politike dhe të sigurisë në vend, vlerësojnë se qendra Ruse në Nish të Serbisë, është kërcënim jo vetëm për Kosovën, por për sigurinë e përgjithshme ndërkombëtare.
Sipas tyre, Qendra Sekrete e Rusisë në Nish tenton të mbajë nën vëzhgim sjelljen e Kosovës dhe njëkohësisht të ushtrojë njëlloj presioni mbi të.
Ata konsiderojnë se Rusia kërkon të rrisë influencat e saj në Ballkan dhe këto janë llogaritë e tyre që përputhen me të Serbisë.
Duhet ti luftojmë tentimet e fshehura të armiqve tanë shekullor
Sekretari i Përgjithshëm në AKR, Vesel Makolli, ka thënë se, shërbimet Serbe dhe Ruse janë kamufluar në forma të ndryshme gjatë periodës osmane sidomos nga viti 1890 deri 1912 nëpërmjet konsujve diplomatik te Serbisë dhe Rusisë që i kanë pasur në Prishtinë dhe Mitrovicë.
“Para luftës së fundit dhe pas saj kanë tentuar me skenarë të kamufluar për të minimizuar luftën tonë të lavdishme te UÇK-së dhe pas lufte shtetësinë e Kosovës. Rasti i fundit që ka të bëjë me ‘‘Qendrën Sekrete Ruse” në Nish është një kamuflim i ngjashme me ato që ceka më parë që janë bërë gjatë historisë e krejt me qellim të ndikimit Ruso-Serb në Ballkan si dhe të atakimit në forma të ndryshme të shtetësisë së Kosovës. Fatmirësisht koha e tanishme është në favor të shqiptarëve gjegjësisht në këtë rast të kosovarëve pasi që jemi te rreshtuar drejt në konstalacionin e forcave relevante botërorë dhe kemi si nun të shtetësisë SHBA dhe NATO-në, dhe duke ju falënderuar këtyre kemi një siguri te cilës duhet ti ndihmojmë me punën dhe me veprimet tona. Duhet ti luftojmë tentimet e fshehura të armiqve tanë shekullor, ne koordinuar me miqtë tanë gjithnjë në të mirë të shtetit tonë dhe të shqiptarëve në tërësi” ka thënë Makolli.
Kosova të ndihet e sigurt nën mbështetjen e SHBA-së
Ndërkaq, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka thënë se, Kosova duhet të ndihet e sigurt përderisa është nën mbështetjen e superfuqisë globale si SHBA.
Sipas saj, politikanët tanë nuk po marrin si model Presidentin historik, Ibrahim Rugova, i cili në çdo deklaratë të tij, bekonte Amerikën, ku pikërisht në këtë kontekst, SHBA dhe NATO janë garantuese e sigurisë në Kosovë.
“Ne nuk duhet të lëmë hapësirë për ndikimet nga Rusia, qoftë edhe politikisht, duke përkrahur vazhdimisht qëndrimet e SHBA-së dhe interesat gjeostrategjike amerikane. Kërcënimet mund të jenë nga Rusia, por NATO po vjen tash edhe në Maqedoni, pasi shteti fqinj po anëtarësohet dhe ngado kemi NATO-në. AKI duhet të jetë vigjilent për monitorim të sigurisë të brendshme, kontrollimin e financimeve të dyshimta dhe sidomos të përqendrohet në veri, pasi aty ka më së shumti prezencë, Rusia. Po ashtu, faktori ndërkombëtar duhet të monitorojë armatimet e rënda të Serbisë nga Rusia dhe do të duhej ta kufizonte militarizimin e Serbisë, pas katastrofave që krijoi në luftërat e viteve të ’90-ta. Ajo ishte agresori dhe do të duhej të kishte monitorim e kufizim shumë të fuqishëm armatimi”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi.
Kajtazi: Kërcënimi i Kosovës nga kjo bazë i vije nga destinacioni i vërtetë për të cilin është themeluar kjo bazë
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi ka thënë se, kjo qendër nuk është më sekrete pasi që ajo ka një lokacion, i cili mund të identifikohet lehtë edhe përmes internetit, ndërkohë që veprimtaria e kësaj qendre është sekrete.
Sipas tij, kjo qendër “legalisht” mbanë statutin e një “Qendre për reagime emergjente nga fatkeqësitë natyrore” dhe për njohësit e çështjeve të sigurisë, një qendër e tillë e një superfuqie botërore është e pakuptimtë, pasi Serbia dhe rajoni nuk janë vende të cilat goditen shpesh nga fatkeqësitë.
“Së dyti, edhe kështu e kamufluar, për momentin, ajo nuk është qendër ushtarake siç donin rusët ta bënin në Kubë në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar. Kështu që në aspektin ushtarak Kosova nuk ka ndonjë kërcënim për shkak të karakterit të saj dhe për shkak të pranisë së NATO-së. Kërcënimi i Kosovës nga kjo bazë i vije nga destinacioni i vërtetë për të cilin është themeluar kjo bazë. Ajo rol primarë ka zhvillimin e aktiviteteve të spiunimit në hapësirat ballkanike, ku Kosova padyshim është departament në vetë në organikën e kësaj baze. Aktivitetet e spiunimit në drejtim të Kosovës nga kjo bazë zhvillohen në nivel operativ-përmes agjenturës dhe, në nivel elektronik-përmes përgjimeve të rrjetit të telekomunikacionit në Kosovë”, ka thënë Kajtazi.
Ai konsideron se, këto aktivitete serbët dhe rusët në Kosovë i zhvillojnë me lehtësi, për shkak të strukturave të dobëta dhe të korruptuara politike dhe shtetërore të Kosovës.
“Qëllimet janë kryesisht mbështetje Serbisë për desabilizimin e Kosovës, apo moslënien e saj që të konsolidoj shtetësinë. Përmes agjenturës së konsoliduar, ata zhvillojnë aksione subversive në formë “duke shkaktuar dhe menaxhuar kriza”, e cila në fund ka qëllim krijimin e kaosit. Këto aksione zhvillohen kryesisht sipas shablloneve të njohura të luftës speciale serbe të bazuar në katër shtylla: E para, Kamuflimin e veprimtarisë së fshehtë deri në masën që ajo të duket gjë e rëndomtë, duke e reduktuar në nivelin e një fatkeqësie elementare: E dyta, Sulmin masiv mbi popullatën ose grupet që e masivizojnë efektin; E treta, veprimtaria e fshehtë, të orientohet në fushat që kanë ndikim psikologjik te popullata, në mënyrë që me kalimin e kohës, ose të shkaktojnë gjendjen e depresionit dhe pa perspektives, ose të krijojë efekte që i konvenojnë agresorit, në këtë rast Serbisë: Dhe e katërta, ndikimi në krijimin e masave të mëdha njerëzish që përhapin idenë se pushteti i agresorit (në këtë rast i Serbisë) është më i mirë”, ka thënë Kajtazi.
Duhanaj: Rusia do ta përdorë Serbinë për qëllime të veta brenda këtyre organizatave multinacionale
Kurse, analisti politik Leon Duhanaj, ka thënë se qendra ruse në Nish të Serbisë, është kërcënim jo vetëm për Kosovën por për sigurinë e përgjithshme ndërkombëtare.
“Bota perëndimore po gabon rëndë me mënyrën e sjelljes ndaj Serbisë. Serbia është Kali i Trojës qoftë për NATO-n qoftë për Bashkimin Evropian. Rusia do ta përdorë Serbinë për qëllime të veta brenda këtyre organizatave multinacionale. Për mendimin tim, sferat e interesit global nuk kanë ndryshuar aspak. Kanë ndryshuar rrethanat por assesi edhe qasja. Prandaj kërkohet kujdes dhe kjo qendër do të bëhet problem për të gjithë”, ka thënë analisti politik Duhanaj.
Shahu: Frika nga Amerika e mban Rusinë në zinxhirë
Kurse, analisti politik Rexhep Shahu, ka thënë se Qendra Ruse në Nish është kërcënim për Kosovën dhe përkëdhelje për Serbinë.
Sipas tij, Rusia që nga kohët më të hershme ka dëshiruar Durrësin, detin Adriatik dhe bën çmos që të afrohet edhe në Nish e ndjen se është afruar te deti Adriatik.
“Po të mos ishte Vija e Kuqe e vendosur nga Bushi i parë, Rusia do ti lëpihej edhe me shume Kosovës, por frika nga Amerika e mban në zinxhirë. Rusia me manovra të tilla si kjo bën presione për ta mbajtur lart çmimin e saj në bursën politike globale, por Rusia nuk është sa e si e mendon veten e saj fuqi e madhe pasi fuqia varet nga ekonomia dhe ekonomia ruse nuk është sa shitet Rusia. Në Rusi presidenti ka sjellje e fuqi sa e si sekretarët e parë të Partisë komuniste te bashkimit sovjetik. Kështu Kosova do të jetë nën presion psikologjik nga Serbia e Rusia sa të jetë kjo qendër sekrete ruse me 10 ushtarë në Nish. Kosova shpëton kur kufijtë dhe të drejtat e saj të mos i kërkohen si lëmoshë Serbisë nga asnjë lloj politikani profan që i duket vetja pronar i atdheut”, ka thënë analisti Rexhep Shahu.
Roshi: Rojtari i lirisë, Amerika vepron mbi realitetet historike
Artur Roshi, njohës i çështjeve politike ka thënë se Qendra Sekrete e Rusisë në Nish tenton të mbajë nën vëzhgim sjelljen e Kosovës dhe njëkohësisht të ushtrojë njëlloj presioni mbi të.
Sipas tij, kjo tregon se Rusia kërkon të rrisë influencat në Ballkan dhe këto janë llogaritë e tyre që përputhen me të Serbisë.
“Llogaritë e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor apo në tërësi të tij varen nga llogaritë që bën fuqia më e madhe e botës Amerika, të cilat janë parimore për të gjithë popujt e botes, shpërndarja e lirisë së kombeve dhe lirisë së qytetarëve të tyre. Në referencë me qëndrimin Amerikan nuk ka bazë sekrete në botë e kujdesoftë (Rusisë apo )që cenon lirinë e popujve. Rojtari i lirisë, Amerika vepron mbi realitetet historike të kufijve të popujve dhe mbi studime shkencore mbi karakteristikat e vendeve, të cilat sfidojnë çdo emocion vullgariteti dhe mendësie të mbyllur lindore. Amerika zhvillon politikë dhe diplomaci mbi të vërtetën dhe jo mbi të vërteta të sajuara si lindja. E vërteta është dallimi, por edhe superioriteti i Euro-Atlantik mbi realitetin e fantazuar dhe që është kundër jetëve njerëzore dhe pro një pushteti abstrakt që sjell krenari mbi boshllëk të krijuar nga mungesa e mirëqenies ekonomike”, ka thënë Roshi.
Ai ka thënë se Rusia nuk ka fuqi të kërcënojë, thjesht influencat e saj janë psikologjike e “Tigrit të së shkuarës” por që është tretur nga zhvillimi i kapitalizmit.
“Ata që thonë se fuqia Ruse ekziston në përmasa të konsiderueshme dhe e mbi vlerësojnë atë, janë ithtarë të ideologjisë së tyre Marksiste. Këtu futen gjithë udhëheqësit politikë të ish-lindjes. Një vend që lëngon nga ekonomia, çfarë fuqie mund të këtë, vetëm fuqi të karakterit gueril përballë NATO-s. Kosova duhet të tregojë pjekurinë e vet për të neglizhuar me elegancë probleme që krijohen nga fuqi false dhe të orientohet fort drejt një demokracie të zhvilluar për të pasur një prosperitet të shpejtë të vendit, i cili sjell rritjen e fuqisë së vendim-marrjes në rajon, ndërkohë që të tjerët (fqinjët) merren me fantapokitikë”, ka thënë njohësi i çështjeve politik Roshi./Botasot