«Miss Freedom of Serbia», Irina Jovanka, tregoi Shqiponjën dykrenore në Kosovë. Ky gjest u paraqit mjaft keq në Serbi, kurse ishte i pazakontë për shqiptarët.
Jovanka në fakt është rritur në Austri dhe në një intervistë për Heute.at rreth shqiponjës dykrenore tha: “Pse jo? Nëse nuk e bëja shqiponjën, atëherë do sëmurej pala shqiptare.”
“Shqiptarët, serbët, turqit, zviceranët, çfarë do të thotë kjo,” vijoi më tej serbja më e bukur, duke dashur të thotë se pak rëndësi ka përkatësia etnike.
Përherë të parë Jovanka si modele kishte shkuar në Prishtinë në 2015, ku është njoftuar me Zana Berisha. Prej atëherë ata ruajnë kontakte dhe tani Jovanka ka mësuar në nivelin e parë edhe gjuhën shqipe.
“Kjo më ka nderuar,” thotë në fund Jovanka, që di mjaft mirë fjalët elementare shqipe./Foldrejt.com