“Mission imposible 7″ është duke u xhiruar në Venezia të Italisë, mirëpo siç raportojnë mediat e huaja, ky film ka ndaluar xhirimet për shkaçe të përhapjes së epidemisë në vend.
Studio e njohur filmike Paramount Pictures është duke realizuar seritë e radhës së filmit “Mission Impossible”, xhirimet ishin planifikuar të realizoheshin në Venecia për tre javë rresht.
Studio leshoj një njoftim ku citoj qeverinë e Venecia-s e cila ka ndaluar tubimet publike, për shkaqe te sigurisë së ekipit të filmit, studio vendosi që të ndalen xhirimet. Italia ka me shume se 150 raste të konfirmuara te sëmundjes.
Tom Cruise është duke realizuar dy seri te filmit “Mission Impossible” shtatë dhe tetë, i pari do të lansohet për shikuesit me 23 Korrik 2021 ndërsa i dyti me 5 Gusht 2022.