Autoritetet në qendrën tregtare të Afrikës së Jugut, Johannesburg, kanë nisur një hetim pasi një banore gjeti ujë blu që rridhte nga rubineti i saj.
Banorja kishte shpërndarë të hënën një foto dhe video të përvojës së saj të frikshme në rrjetet sociale, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
Një zëdhënës i firmës së ujësjellësit, Johannesburg Water, tha se dyshon se uji ishte i ndotur nga bakri në ndërtesë, por mostrat ishin marrë për testim, sipas raporteve lokale.
Rezultatet priten në 24 orë pasi mostrat të jenë testuar, citohet të ketë thënë Puleng Mopeli.
Banori i prekur i tha faqes së lajmeve IOL se uji blu përfundimisht nuk doli më./FolDrejt/