Gjashtë raste zhdukjesh janë denoncuar në Greqi brenda 12 orëve në Greqi, sipas Silver Alert. Rritja e numrit të të zhdukurve në Greqi ka ngritur shqetësim te institucionet helene, të cilat janë mobilizuar për të frenuar këtë fenonem.
Konkretisht, më datë 30.05.2022, nga ora 11:00 e mëngjesit deri në orën 23:00 të mbrëmjes, në shërbimin Silver Alert janë raportuar gjashtë zhdukje të personave:
-Vounazou Eugenia-Maria, 36 vjeç, zhdukur nga Nikaia.
-Konstantinos Tsimagiorgis, 77 vjeç, i zhdukur nga Triandria, Selanik
– Skouras Leonidas, 73 vjeç, i zhdukur nga N. Kosmos
-Mahamant Ikmpal Mpout, 52 vjeç, u zhduk nga Omoni.
-Rumelidis Christoforos, 84 vjeç, u zhduk nga Kallithea
– Hermidis Efthymios, 77 vjeç, u zhduk nga Kallithea
Presidenti i shërbimit Silver Alert, Gerasimos Kourouklis në një intervistë për protothema.gr ka thënë : “Nuk na ka ndodhur kurrë në një situatë të tillë, për një kohë kaq të shkurtër të zhduken kaq shumë persona. Fatkeqësisht, numri i të zhdukurve është rritur dhe vullnetarët tanë po bëjnë çmos për ti gjetur.”