Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri ka njoftuar pak më parë se 10 punonjësit e Spitalit të Mitrovicës që kanë trajtuar pacientin e infektuar me Covid-19 nga Skenderaj, kanë rezultuar negativ në testin e parë që i është bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, transmeton IndeksOnline.
Bahtiri, ka thënë tutje se përkundër këtij rezultati të gjitha nga këtë punonjës do të vazhdojnë të qëndrojnë në vet-izolim për dy javë në shtëpitë e tyre.
Bahtiri ka falënderuar secilin qytetar që e kanë bërë të mundur që të mos ketë përhapje të kësaj pandemie në njëri nga qytetet më të mëdha të Kosovës.
Ky është statusi i plotë i tij: