Një rast i dhunës familjare është raportuar në polici, me ç’rast një i mitur 13-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj së ëmës.
Rasti ka ndodhur në komunën e Mitrovicës dhe ka qenë vetë e ëma që ka raportuar dhunën në polici, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërkohë as nuk raportohet për ndonjë arrestim.
Rasti është nën hetime./FolDrejt/