Një gjest humanitar ka ndodhur sot, teksa një qytetar ka dorëzuar një shumë parash në polici.
Rasti ka ndodhur sot pasdite, në Mitrovicë, transmeton Fol Drejt.
Policia njofton se një qytetar në afërsi të urës së lumit Ibër në Mitrovicë, ka gjetur një shumë të parave të cilat i ka dorëzuar në Polici.
Ndërkohë, tutje thuhet se në polici është paraqitur qytetari-ankuesi, i cili ka lajmëruar se në lokacionin përkatësisht në zonën afër urës së Ibrit në Mitrovicë, i kishin humbur një shumë e parave.
“Nga ana e policisë është vërtetuar se shuma e parave të gjetura nga qytetari i përkisnin qytetarit- ankuesit, të cilat pas verifikimeve të nevojshme i janë kthyer qytetarit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarin për besimin ndaj policisë dhe veprimin e ndërgjegjshëm”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/