Një person në Mitrovicë ka përfunduar në pranga pas dyshimeve se e ka rrahur motrën e tij.
Sic njofton policia, me kërkesë të viktimës, ajo është dërguar në strehimore, ndërkaq i dyshuari, me urdhër të prokurorit, është liruar, transmeton Fol Drejt.
Ndërkaq rasti shkon në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Viktima pas intervistimit, me kërkesën e saj, është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar”./FolDrejt/