Një banor nga komuna e Mitrovicës është ankuar në polici se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 09:40, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur tutje raporti 24 orësh, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë e kalibrit të vogël./FolDrejt/