Departamenti i Gazetarisë, në kuadër të lëndës “Metoda kërkimi në shkenca sociale”, ka lansuar raportin hulumtues “Roli i medieve në perceptimin e publikut të Kosovës për luftën në Ukrainë”.
Në këtë dokument, një nga të gjeturat kryesore është se qytetarët e anketuar kanë evitenduar si arsye për shqetësimin e tyre në lidhje me këtë luftë, konfliktin e pazgjidhur mes Kosovës e Serbisë e problemin e Bosnjës, pa përjashtuar edhe faktin se Putin ka përmendur Kosovën si arsyetim për pushtimin në Ukrainë.
Sipas të gjeturave në të dhënat e mbledhura në disa rajone, Mitrovica prinë si më e shqetësuara.
E nga monitorimi që u bë në 5 televizione, Klan Kosova, del se ka raportuar më së shumti në lidhje me luftën në Ukrainë.
Hulumtimi përfshin mbi 1300 respodentë.