Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, raporton Fol Drejt.
” ditës së djeshme policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’. Bazuar në hetimet fillestare dhe sipas deklaratës së viktimës M/K/Sh, bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje tre të dyshuarit e kanë sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor.”, shkruan në raportin e policisë.
Policia tha se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’rast janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuarit.
“Të gjitha veprimet hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor”. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.”, shkruan në fund të komunikatës. /FolDrejt/