Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykata në Mitrovicë, raporton Fol Drejt.
“policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, gjatë ditës së sotme në tre lokacione të ndryshme në Mitrovicën e Jugut, kanë arrestuar tre persona për të cilët kishte urdhëresa aktive nga gjykata për vepra të ndryshme penale.”, shkruan në raportin e policisë.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, dy nga të dyshuarit pasi kanë kryer obligimet ndaj gjykatës janë liruar, ndërsa i dyshuari i tretë është dërguar në vuajtje të dënimit. /FolDrejt/