Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë, shkruan Fol Drejt.
Policia tha se dje në orët e mbrëmjes ka arrestuar një të dyshuar, mashkull kosovar, pasi i njëjti është vet-dorëzuar tek autoritetet.
“Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në veprën penale “vrasje në tentativë” e ndodhur me datën 20 janar 2023, në rrugën ‘Shaban Polluzha” në Mitrovicë, ku dyshohet se i dyshuari rreth orës 21:45, nga vetura e tij në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në veturën e ankuesit e cila ishte goditur nga dy predha, përveç dëmeve materiale nuk kishte të lënduar.”, shkruan në komunikatën e policisë në Facebook.
Policia shtoi se në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë, me një fishek dhe se pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. /FolDrejt/