Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur dy kundërvajtës për tejkalim të shpejtësisë dhe të dyve u janë marrë patentat e drejtimit të automjetit, shkruan Fol Drejt.
“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar dy kundërvajtës të cilët ishin duke zhvilluar shpejtësi përtej normave të lejuara.”, shkruan në raportin e policisë.
Poicia theksoi se ndaj kundërvajtësit të parë për tejkalim të shpejtësisë në 123 km/h në zonën 50 km/h është shqiptuar gjoba prej 300 euro, tre (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse – ndalimi i drejtimit të mjetit motorik prej tre (3) muajsh.
Ndërsa për kundërvajtësin e dytë për tejkalim të shpejtësisë në 110 km/h në zonën 40 km/h është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse – ndalimi i drejtimit të mjetit motorik prej një (1) viti. /FolDrejt/