Një rast i dhunës familjare është raportuar se ka ndodhur në pjesën veriore të Mitrovicës.
Ky rast është raportuar të ketë ndodhur me datën 9 nëntor, rreth orës 18:50, transmeton Fol Drejt.
Siç bën me dije raporti 24-orësh, raportimin e rastit në polici e ka bërë vetë viktima, e cila ka njoftuar autoritetet policore se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, që ishte në gjendje të dehur.
E njëjta nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërkohë që i dyshuari pas arrestimit është intervistuar dhe është liruar me procedurë të rregullt./FolDrejt/