Një rast i regjistruar si ngacmim seksual është raportuar të ketë ndodhur në komunën e Mitrovicës.
Siç njofton raporti 24 orësh, një grua ka raportuar dje në polici se rreth datës 24 qershor, persona të panjohur kanë hapur një faqe në rrjetin social Tik Tok dhe kanë shpërndarë fotografi të vajzave të saj me përmbajtje denigruese.
Tutje bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore./FolDrejt/