Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Mitrovicë.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 23:10, transmeton Fol Drejt.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur nga shtëpia e tij kanë vjedhur një kasafortë personale, para të gatshme, stoli ari, katër telefona, dokumente personale, dy orë dore dhe një leje të armës së gjuetisë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante./FolDrejt/