Një ka raportuar në Policinë e Kosovës se vazhdimisht po kërcënohet nga një burrë.
Rasti është raportuar në Mitrovicën e veriut, gjatë të dielës, rreth orës 10:20, përcjell Fol Drejt.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi po e kanos dhe shqetëson në forma të ndryshme dhe i njëjti e kishte goditur derën e banesës dhe e kishte dëmtuar”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt./FolDrejt/