Një rast i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur në Mitrovicë, me ç’rast janë vjedhur disa dokumente personale dhe një çantë.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 07:35, në rrugën “Cika Jovina”, në Mitrovicë.
Siç njofton raporti 24 orësh, ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pasi ka parkuar veturën, i/të dyshuar deri më tani të panjohur nga vetura i kanë vjedhur dokumentet personale dhe çantën në të cilën kishte një sasi të hollash, 3 kartela bankare, një telefon, një USB dhe disa dokumente.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./FolDrejt/