Një rast i therjes aksidentale me thikë mes te miturve është raportuar të ketë ndodhur në Mitrovicë, me ç’rast ka mbetur i plagosur një i mitur.
Rasti ka ndodhur në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës, rreth orës 07:50 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se sipas asaj çfarë ka thënë viktima, bëhet fjalë për një therje aksidentale nga i dyshuari mashkull, gjithashtu i mitur.
Pas therjes, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq lidhur me të dyshuarin, policia njofton se ia kanë konfiskuar thikën e përdorur në këtë rast dhe se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.
Rasti është në hetime./FolDrejt/