Tre persona janë intervistuar nga policia në lidhje me hedhjen e një gazi lotsjellës në ambientet e shkollës.
Rasti ka ndodhur në fshatin Kqiq i Madh në Mitrovicë, rreth orës 11:31, të datës 17 mars, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se sprejin e ka hedhur një nxënës i shkollës.
Në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitarë meshkuj kosovarë dhe i dyshuari.
Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt./FolDrejt/