Policia e Kosovës ka realizuar aktivitete sensibilizuese për parandalimin e zjarreve në Mitrovicën e Jugut, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton vetë policia këto aktivitete vijnë me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve parandaluese në ofrimin e sigurisë, në kuadër të implementimit të planeve operative ‘sezoni veror’ 2023, dhe me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për pasojat dhe rreziqet nga zjarret që mund të ndodhin me veprim apo mosveprim.
Si rrjedhojë, policia në Rajonin e Mitrovicës së Jugut, sot ka filluar shpërndarjen e fletëpalosjeve për qytetarë.
Në fletëpalosje janë përshkruar dhe janë ilustruar këshilla elementare që kanë të bëjnë me vetëdijësimin dhe parandalimin e zjarreve në pyje, fusha dhe sipërfaqe tjera:
mos ndez zjarre në ara, fusha-pyje
kujdes në hedhjen e mbetjeve qe shkaktojnë zjarr
një shkëndi e vogël zjarri mund të ketë pasoja të paparashikueshme
kujdes, zjarret nuk ndodhin ato shkaktohen
“Ky aktivitet fuqizon bashkëpunimin e ndërsjellë dhe synon të rrisë objektivat e përbashkëta, siç është parandalimi i zjarreve parandalimi dhe zvogëlimi i nivelit të krimit, rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit.
Policia apelon të gjithë qytetarët që të jenë vigjilent në shmangien e gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë lidhur me këto aktivitete./FolDrejt/