Sot në Mitrovicë protestohet për rastin e Betina Ymerit.
Gjithçka pritet të fillojë nga ora 12:00, para Gjykatës Themelore në Mitrovicë do të protestohet për rastin e Betina Ymerit e cila për shkak të kërcënimeve nga fejuari i saj kreu vetëvrasje.
Protesta organizohet për t’u bërë thirrje institucioneve përkatëse që rastin ta trajtojnë me prioritet dhe në mënyrë profesionale që fajtori ta merr dënimin e merituar.“Ky sistem e kjo mendësi të ndryshojë, që fëmijët tonë të ndihen të sigurt dhe jo të vetmuar. Të mos ndodhin më vetëvrasje dhe kërcënime tjera që çojnë në vetëvrasje, dhe të mos ndodhë edhe një humbje jete”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Betina Ymeri (19) dyshohet se i dha fund jetës së saj, për shkak të kërcënimeve serioze nga i fejuari i saj L.SH. (19), i cili është arrestuar nga policia.