Në Mitrovicë sot janë hequr E-Kioskat e mëparshme, për t’i zëvendësuar ato me të reja.
Drejtori i Administratës në këtë komunë, Gëzim Stavileci, ka thënë se do të ketë digjitalizim të shumë shërbimeve komunale, në mënyrë që qytetarët të pranojnë shërbime sa më profesionale dhe të shpejta.
“Largimi i E-Kioskave të vjetra dhe zëvendësimi i tyre me pajisje të reja, do të lehtësojë procesin e pajisjes së qytetarëve me dokumente të gjendje civile”, citohet të ketë thënë Stavileci, transmeton Klankosova.tv.