Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nga ishulli më i largët i Egjeut, Kasos, në kufi me Turqinë, ka potencuar se vendi i tij kërkon një rezolutë për të zgjidhur problemet me Turqinë.
“Prezenca ime këtu, simbolizon besimin tonë për mbrojtjen kombëtare, integritetin territorial, nga çdo mësymje e mundshme,” tha ai gjatë takimit me personelin e Forcave të Armatosura.
Më tutje kryeministri i djathtë Mitsotakis theksoi se pavarësisht gjithë kësaj, Greqia deri në fund do tentojë të gjejë rrugën e paqes me fqinin (Turqinë).
Turqia dhe Greqia kanë një sërë problemesh në detin Egje dhe së fundi deri në Mesdhe. Së fundi bile Turqia ka potencuar se do ndërtojë një bazë detare në ishullin e kontestuar të Qipros./Foldrejt.com