Lideri opozitar grek, Kyriakos Mitsotakis, ka pritur të premten në një takim në Athinë përfaqësuesit grek të Shqipërisë, shkruan Kathimerini, përcjell foldrejt.com. Ai potencoi se Shqipëria duhet të respektojë të drejtat e minoriteteve dhe të ndalojë të ashtuquajturën “zonë minoritare”.
Vetëm në këtë formë Shqipëria mund të përmirësojë marrëdhëniet me Greqinë dhe të hap negociatat me BE.
Shqipëria njeh të drejtën e minoritetit grek në “zonat minoritare” në jug të vendit, por shumica e grekëve jetojnë jashtë këtyre zonave, shkruan më tutje Kathimerini.
Por në kohën kur Greqia tenton maksimalisht për të drejtat e grekëve në Shqipëri që janë më pak se një përqind, është e habitshme se pse akoma nuk denacionalizon tokat e çamëve./Foldrejt.com