20 vjet pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas ka sqaruar se vendimi ishte më se i drejtë.
“Ashtu si edhe më parë, mendoj se pjesëmarrja e Gjermanisë në bombardimet e Serbisë ishte vetëdijësim për përgjegjësinë,” që duhet të merrnim, tha Maas për “Stuttgarter Nachrichten” (të shtunën), përcjell foldrejt.com.
Një ndërhyrje ushtarake duhet të jetë mundësia e fundit, megjithatë, “ne pamë atëherë se kishte shkelje masive të të drejtave të njeriut, deri në vrasje masive. Jam i vetëdijshëm kur them se sulmi i NATO ishte i drejtë. Nuk dua ta di, se çfatë do ndodhte në Kosovë, sikur nuk do vepronim,” vijoi më tej Maas.
Në 24 mars 1999 filluan sulmet e NATO kundër Serbisë pa një mandat të OKB. Sulmet zgjatën deri në qershor./Foldrejt.com