Ministri i jashtëm grek, Giorgos Katrougalos, në një intervistë për “Der Spiegel” ka theksuar se kapitali i grumbulluar diplomatik ndaj Greqisë është si asnjëherë më parë dhe kjo falë zgjidhjes së kontestit 30 vjeçar të emrit me Maqedoninë Veriore.
Ai bile shtoi se pas Marrëveshjes së Prespës, “beson se çmimi NOBEL është i merituar për Zoran Zaevin dhe Aleksis Cipras.”
Në lidhje me Aleksandrin e Madh, Katrougalos, tha se nuk rrezikohet identiteti helen, pasi askush nuk beson se “ai ka qenë sllav”. Poashtu ai shtoi se asnjë shtet nuk ka ushtruar presion mbi Greqinë, duke menduar Rusinë, pasi edhe nuk do e lejonin një gjë të tillë.
Si prioritet të ardhshëm ministri i jashtëm grek ka përmendur zbutjen e marrëdhënieve me Turqinë dhe gjetjen e një zgjidhje për Qipron – dhe atë me çdo kusht./Foldrejt.com