Zgjerimi i BE në Ballkan është mbërthyer. Ka ardhur koha që të mendohen koncepte të reja rreth zgjerimit. Duhet ta zbatojnë shpejt dhe të jenë fleksibël, shkruan media zvicerane NZZ.ch.
“Edhe në politikë ka momente, kur sinqeriteti të ndihmon. Një e tillë është politika ballkanike e BE: për një kohë të caktuar nuk do ketë zgjerim të BE mbi Ballkanin Perëndimor. Përveç mungesës së vullntetit politik të BE, që merret me problemet e brendshme, gjithashtu mungon edhe pala e kandidatëve që po kryen vetëm reforma formale,” përcjell foldrejt.com, shkrimin e prestigjiozes zvicerane. “Çfarë ne shohim tani është një lojë cinike e BE, e cila vepron sikur kërkon ti anëtarësojë shtetet dhe vlerëson reformat. Opsioni më i keq është që të vazhdohet akoma në këtë rrugë”, që do shkatërronte gjithë procesin e vlerave europiane në Ballkan.
Për të përforcuar akoma ndikimin europian mbi Ballkanin Perëndimor, sipas NZZ, BE duhet të mendojë një model tjetër integrimi (brenda pak kohësh, jo brenda dhjetëvjetësh), pasi shpërblimi për reforma brenda pak kohësh është më motivues sesa integrimi i plotë për një kohë të papërcaktuar.
Si pikë të parë kërkohet zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor i vendeve të Ballkanit dhe parandalimi i emigrimit masiv.
Nëse BE tregohet më fleksibile, nuk do përforconte vetëm shtetet e Ballkanit, por edhe forcën integruese të BE./Foldrejt.com