Qindra njerëz u mblodhën në protesta për shkak të rritjes së kostos së jetesës në Londër të Britanisë së Madhe.
Grupi u mblodh para stacionit të King’s Cross duke mbajtur pankarta me mbishkrimet “Mbështetni grevat” dhe “Mjaft është mjaft”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në protesta është shprehur pakënaqësi për politikën ekonomike të Partisë Konservatore në pushtet ndërsa u mbështetën nga shumë organizata joqeveritare dhe sindikata të punëtorëve./FolDrejt/