Poezi nga Pranvera Qerimi
Tymi e zjarri
Na kish rrethu
Armet ne dore i kishim marre
E armikut vendosem me i ba balle
Femija pyeste: nene ç’ eshte ky tym i zi?
Duro çupa ime se po vjen era Liri.
Nene ç’ jane keta topa qe po na godasin?
Kane qellim bija ime durimin te na i zbrasin.
Pse moj nenëë, ashtu ata mendojne? Pse shtepine deshirojne ta rrezojne?!
Eh moj bije….
Keshtu eshte fati yne. Ate qe ti e posedon, tjetri e lakmon, edhe pse s’ e meriton.