Fëmijët e shpëtuar në xhunglën kolumbiane janë në një “gjendje klinike të pranueshme” pasi humbën për 40 ditë, thanë mjekët.
“Pasi bëmë një vlerësim fillestar multidisiplinar të heroinës së re Leslie dhe tre vëllezërve të saj më të vegjël, arritëm në përfundimin se ata janë në një gjendje klinike të pranueshme, pavarësisht gjithçkaje që kanë vuajtur në 40 ditët e fundit”, tha mjeku Carlos Rincón Arango, raporton EFE.
Fëmijët u transportuan nga xhungla me një helikopter të Forcave Ajrore Kolumbiane (FAC) që i fluturoi në San Jose del Guaviare, kryeqyteti i Departamentit të Guaviare, ku më pas u morën dhe u fluturuan nga një aeroplan C-295./FolDrejt/