Mjekët e spitaleve publike në disa shtete federale gjermane kanë hyrë në një grevë paralajmëruese njëditore për të rritur presionin gjatë negociatave kolektive.
Në tetë shtete federale, mjekët në spitalet në pronësi të qyteteve pushuan së punuari dhe rreth 4000 mjekë nga i gjithë vendi u mblodhën në mbledhjen qendrore në Hamburg.
Në disa provinca federale, mjekët e klinikave private hynë gjithashtu në grevë. Në provincat e tjera federale, një grevë paralajmëruese duhet të mbahet të enjten.
Sindikata e mjekëve Shoqata Marburg për rreth 50,000 mjekë në klinikat publike në Gjermani kërkon rregullime të pagave në normën e inflacionit dhe një rritje shtesë prej 2.5 për qind.
Punëdhënësit, kryesisht në qytete dhe komuna, kanë refuzuar kërkesat e sindikatës gjatë negociatave të deritanishme, duke pretenduar se është një rritje prej 12 për qind, që sipas tyre është shumë.
Gjatë grevës së sotme në spitale funksiononin vetëm urgjencat dhe të gjitha operacionet jourgjente u shtynë për një datë të mëvonshme.
Sipas listës së agjencisë private të punësimit Stepstone, paga mesatare e mjekut në vitin 2021 në Gjermani ishte rreth 7700 euro bruto në muaj, transmeton Fol Drejt.