Mjekët ushtarakë në Sri Lanka hoqën gurin më të madh në botë në veshka gjatë një operacioni ndaj një ushtari në pension, duke thyer një rekord Guinness, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Guri ishte i gjatë 13.372 centimetra dhe peshonte 801 gram. Operacioni u krye më 1 qershor dhe lajmi u bë i ditur pasi u njoh rekordi i ri.
Rekordi i mëparshëm për gjatësinë e një guri në veshka ishte 13 centimetra dhe u raportua në Indi në vitin 2004. Kur bëhet fjalë për peshën e një guri në veshka, rekordi i mëparshëm ishte 620 gramë dhe u raportua në Pakistan në vitin 2008.
“Gjëja më e rëndësishme për ne është që veshka të funksionojë normalisht pavarësisht nga kaq shumë gurë”, tha kirurgu ushtarak K. Sutharshan.
Pacienti u shpreh për mediat vendase se që nga viti 2020 kishte ndjerë edhe dhimbje të forta në stomak dhe se ilaçet nuk i kishin ndihmuar aspak.
Çdo i dhjeti person has problemin e gurëve në veshka në një moment gjatë jetës së tij. Burrat janë dy herë më të ndjeshëm se gratë.
Gurët në veshka zakonisht ndodhin te personat mbi 30 vjeç, por nuk është e pamundur që të shfaqen edhe te të rinjtë. Kushdo që ka vuajtur një herë nga gurët në veshka ka një rrezik më të lartë të përsëritjes. /FolDrejt/