Qeveria turke synon që deri në fillim të vjeshtës, të vaksinojë 60% të popullsisë kundër koronavirusit.
Por, shumë nga 83 milionë banorët e Turqisë jetojnë në zona rurale dhe disa madje në vende pothuajse të paarritshme. Vaksinimi i banorëve, që jetojnë në fshatra të largëta, është i rëndësishëm, sepse “njerëzit në fshatra jetojnë pranë njëri-tjetrit dhe nëse dikush këtu ka infeksion, ai do të përhapet shumë shpejt”, thotë mjekja Zenepe Eralp, që është përgjegjëse për misionin e vaksinimit.
Qeveria turke bëri të qartë se kujdesi do të jetë për të gjithë. Autoritetet fillimisht kishin premtuar se deri në maj do të jenë vaksinuar 60 përqind e popullsisë, ndërsa tani thonë se kjo do të bëhet deri në vjeshtë.