Studiuesit dhe ekspertët në sektorin e shëndetit publik të Zelandës së Re kanë kërkuar që cigaret elektronike të shiten vetëm në farmaci ose me recetë, duke pasur parasysh kërkesën në rritje për këtë produkt tek adoleshentët.
Ndërsa numri i njerëzve që pinë cigare në Zelandën e Re ra në një nivel të ulët rekord në periudhën 2019-2021, ata që përdorin cigare elektronike po rriten, veçanërisht në mesin e adoleshentëve, raporton London Guardian.
Kjo është arsyeja pse një numër i madh punonjësish shëndetësorë në Zelandën e Re kanë kërkuar të ndjekin shembullin e Australisë, ku cigaret elektronike janë shpallur si ilaç vetëm me recetë, transmeton Fol Drejt.