Kosova për herë të parë me me një produkt inovativ në Evropë.
Ky është lajmi i fundit i dhënë nga Oda e Mjekëve të Kosovës.
Në një deklaratë për media kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka njoftuar se doktor Enver Hoxha, është mjeku që ka patentuar këtë produkt në Gjermani.
Ai shtoi:
“Besoj që në të ardhmen kjo do të jetë një shtytje. E falënderoj dr.Enverin që e ka thyer barrierën e mos-pasjes qasje në inovacione, në regjistrime të patentimit të sukseseve nga ana e kolegëve tonë. Mendoj se kjo do të jetë një shtytje”.
Në anën tjetër, Enver Hoxha, doktori që ka shpikur pajisjen, ka thënë se njëra ndër avantazhet e shpikjes së tyre është që mund të përdoret në të gjitha vendet, pavarësisht nëse vendet janë të varfëra apo të pasura.
“Pajisja që është shpik përdoret në shumicën e lëmive kirurgjike. Qëllimi i saj është thithja e lëngjeve. Në kuadër të patentimit janë dy modele të të njëjtit funksion. Avantazhi i tij është se mund të përdoret pavarësisht gjendjes ekonomike, si në vendet e zhvilluara si në vendet e varfëra”./FolDrejt/