Personat me probleme me zemrën nuk duhet të pastrojnë borën, paralajmërojnë mjekët.
Kombinimi i sforcimit fizik, temperaturave nën zero dhe zemrës së dobët mund të shkaktojnë pasoja të rënda mjekësore, përcjell Fol Drejt.
Siç raportojnë portalet mjekësore, mjekët këshillojnë personat që trajtohen për sëmundje të zemrës që të mos ushtrohen kur temperatura bie nën zero.
“Venat ngushtohen në temperatura të ulëta dhe e tendosin zemrën, e cila duhet të punojë më shumë për të furnizuar me oksigjen sistemin vaskular”, shpjegon kardiologu Thomas Wigtlander.
Ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës janë në rrezik të shtuar që të kenë tendosje të tepërt të zemrës në temperatura të ftohta dhe në rastin më të keq mund të shkaktojë atak në zemër.
Personat të cilët janë diagnostikuar me presion të lartë të gjakut, arrest kardiak, sëmundje koronare të zemrës, anginë pectoris, fibrilacion atrial ose artrozë të venave të thella në këmbë duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ata nuk mund të jenë aktivë në ditët e dimrit. Kardiologët i këshillojnë të bëjnë shëtitje të lehta.
Fondacioni Gjerman i Kardiologjisë u sugjeron pacientëve të zemrës që të vendosin një shall ose maskë mbi hundën dhe gojën e tyre, pasi kjo do të lejojë që ajri më i ngrohtë të arrijë në sistemin e frymëmarrjes.
Kur temperatura është jashtëzakonisht e ulët, pacientët e zemrës këshillohen të mos dalin nga shtëpia dhe të ushtrohen në ambiente të mbyllura./FolDrejt/