Njërës prej vajzave të vogla binjake afgane, familja e të cilave u strehua në Turqi, i është kthyer shikimi pas një procedure transplantimi të kornesë në provicën qendrore Nevşehir.
Vajzat binjake të familjes Ahmadi nga Afganistani u sëmurën kur ishin vetëm një vjeçe dhe humbën shikimin e tyre në masë të madhe.
Në pamundësi për të trajtuar në vendin e shkatërruar nga lufta fëmijët e tyre të cilat tani janë shtatë vjeçe, ata trokitën në derën fqinje të Iranit për ndihmë.
Kur Irani doli me një kosto përtej mundësive të tyre, familja e varfër erdhi në Turqi.
Transplantet e kornesë vlerësohen mesatarisht 25 mijë dollarë në SHBA.
Nëna e binjakeve, Khaledeh Ahmadi, tha se ata kontaktuan një shoqatë bamirëse në Nevşehir, e cila u premtoi ndihmë.
Pas iniciativave të themeluesve të shoqatës bamirëse me autoritetet turke në provincë, njëra nga binjaket, Zohreh Ahmadi, kaloi një procedurë transplantimi të kornesë në një sy dhe pas gjashtë vitesh të errëta iu kthye shikimi.
“Allahu qoftë i kënaqur me Turqinë”, tha nëna e binjakeve të sëmura.
“Fëmijët e mi ishin shumë të sëmurë. Ne shkuam në Iran për trajtim, por ata nuk ishin të interesuar sepse ishim të varfër. Pastaj erdhëm në Turqi dhe të gjithë na ndihmuan”, shpjegon Ahmadi, shkruan Anadolu Agency përcjellë Klan Kosova.
“Për të varfërit, Turqia është gjithmonë aty”, shtoi ajo.
Kreu i Shoqatës së personave me aftësi të kufizuara fizike Cappadocia në Nevşehir, Mehmet Yurtseven, tha se ai e dinte që autoritetet turke do të ofronin dorën për shërim.
“Fëmijët e varfër përplaseshin andej-këtej kur po ecnin. Ne aplikuam te qeveritë tona duke e ditur se ata do të ndihmonin. Ata autorizuan procedurën dhe njërës prej binjakeve i është kthyer tani shikimi”, tha Yurtseven.
“Për viktimat e dobëta të luftës, Turqia është gjithmonë aty. Ne jemi të lumtur sa familja”, shtoi ai.
Procedurat mjekësore për të kuruar të dy fëmijët vazhdojnë.