Të ftuar në emisionin “Real Story” mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë folën për deklaratën që ministrja Mnastirliu bëri sot në Kuvend për vendosjen me detyrim të Green Pass.
Pedagogu dhe mjeku Fabian Cengo tha se shkalla e ndërgjegjësimit për vaksinim duhet të jetë më e lartë.
“Lloji i kontaktit, koha e ndërveprimit që realizohet transmetimi i virusit është shumë i shkurtër. Statusi i të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit duhet të shikohen me kujdes. Duhet theksuar se individët që infektohen janë ata që nuk janë vaksinuar dhd edhe të qënurit në grup me të vaksinuar nuk është i mbrojtuar. Në lidhje me studentët në universitetin që unë jap mësim 57% e studentëve janë të vaksinuar. Kjo është një përqindje që duhet marrë si referencë. Shkalla e tyre e ndërgjegjësimit duhet të jetë më e lartë”- tha ai.
Për Pëllumb Piperon duke qenë se jemi në prag të një dimri ku do të shtohen edhe rastet, krahas ndërgjegjësimit duhet të përdoren edhe certifikatat e vaksinimit me detyrim në disa shërbime, por sipas tij duhet një monitorim nga qeveria. Raporton Balkanweb percjell Foldrejt.com