Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha që i dyshuari Arsim Gashi është duke u marrë në pyetje në stacion.
“Lidhur me këtë rast, rreth orës 18:30, policia ka shoqëruar në stacion policor për intervistim personin e dyshuar”, tha Ahmeti.
Ndryshe mjeku Arsim Gashi është personi që dyshohej për sulm fizik ndaj Arben Vitisë, sa ishte drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë më 2017.