Një lajm i mirë është dhënë nga mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti, në këtë periudhës të vështirë për qytetarët shqiptarë, por edhe për gjithë njerëzimin, sa i përket përdorimit të vitaminës D.
Mjeku Alimehmeti publikon në facebook të dhënat e studimit të Universitetit të Barcelonës, ku thuhet se vitamina D ka pasur efekte pozitive te pacientët e shtruar në spital me Covid-19.
Në total u studiuan:
930 pacientë të shtruar në spital me COVID-19;
551 pacientë rastësorë u trajtuan edhe me vitaminë D;
379 pacientë rastësorë nuk morrën vitaminë D.