Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës (MKRS), njoftoi se është shënuar rritje e vlerës së koeficientit për federatat sportive deri në 60 për qind.
Për këtë MKRS njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Mbështetja financiare për federatat e sportit, shënon rritje rekorde për vitin 2023.
Koeficienti i pikës për federatat e kategorisë A është rritur në 2600 euro, ndërsa për kategorinë B do të jetë 1800 euro. Federatat e kategorisë C janë vlerësuar me koeficient të pikës prej 1500 euro, ndërsa për kategorinë D është rritur në 1300 euro.
Buxheti i rritur nënkupton më shumë aktivitet fizik dhe më shumë cilësi në sportin vendor”, thuhet në njoftim./FolDrejt/