Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Ministria e Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ka njoftuar se në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), do të organizojnë: Tryezën e Dytë të Sportit, raporton Fol Drejt.
Tryeza e Dytë të Sportit, sipas njoftimit, do të mbahet të martën, më 19 korrik 2022, duke filluar nga ora 09:30 në Hotel Emerald në Prishtinë.
“Kjo tryezë është vijimësi e Tryezës së Parë të Sportit që ishte mbajtur më 21/22 janar 2022, me ç’rast do të diskutohen tema të ndryshme që ndërlidhen me çështje aktuale sportive në interes të vendit” – thuhet ndër të tjera në këtë njoftim./FolDrejt/