Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani, kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka, trajneri Driton Kika, xhudistë e pjesëmarrës të tjerë, u takuan për të diskutuar rreth programit për integrimin e sportistëve dhe trajnerëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Një takim shumë konstruktiv dhe diskutime përmbajtësore për mënyrën e funskionimit të këtij programi, transmeton Fol Drejt.
Të gjitha palët, u dakorduan që të vazhdojnë angazhimin e tyre për ta vënë në zbatim këtë projekt afatgjatë./FolDrejt/